Tuesday, October 9, 2007

Për nderin e Kadaresë u bënë krime ndaj familjes Rapi

Liri Gjoliku: Për nderin e Kadaresë u bënë krime ndaj familjes Rapi

“U përplasa me Foto Çamin e Hekuran Isain për të”



--------------------------------------------------------------------------------

Liri Gjoliku



Debate të ndryshme bëheshin vazhdimisht në Drejtorinë e Ligjshmërisë për zbatimin praktik të normave të ndryshme ligjore, veçanërisht këto, kur ne shqyrtonim probleme të ndryshme që ngriheshin në lidhje me shkelje të ligjeve, veçanërisht në fushën e të drejtave të barabarta të shtetasve në të gjitha fushat e jetës.
Një ditë, midis letrave të shumta që më kishin dërguar shtetas të ndryshëm, më erdhi edhe një letër e dërguar nga Janulla Rrapi. Ajo ankohej në lidhje me dënimin prej 11 muaj riedukim nëpërmjet punës, që i kishte dhënë gjykata, se gjoja kishte fyer shkrimtarin Ismail Kadare. Në letër, ajo theksonte, mesa mbaj mend unë, se djali i saj dashuronte vajzën e shkrimtarit. Janulla shkoi në shtëpinë e shkrimtarit, për të biseduar se çfarë do të bënin me fëmijët. Bashkëshortët Kadare e kishin denigruar, duke i thënë që familja e saj nuk ishte e përshtatshme për t’u bërë krushqi me ta. Fyerjet kishin qenë reciproke. Gjithashtu, edhe ankimet në gjykatë ishin bërë si nga Ismail Kadareja, po kështu edhe nga Janulla. Por në këtë çështje kishte një shkelje sepse Janulla u dënua nga gjykata, pa u sqaruar fare për ankimin e saj kundër Ismailit. Për të sqaruar më mirë çështjen, unë dërgova në Gjykatën e Tiranës një nga specialistët e drejtorisë që të shikonte dosjen, për të saktësuar nëse kishte apo jo shkelje të ligjit proceduarial penal.
Nga verifikimet që bëri specialisti, me nivel të lartë profesional, doli se gjykata kishte shkelur haptazi kërkesat e Kodit Proceduarial dhe të Kodit Penal, ku çështjet që ndiqen me ankimin e të dëmtuarve direkt në gjykatë, mund të pushojnë vetëm me heqjen dorë nga ankimi i të dëmtuarit. Në rastin konkret, Janulla nuk kishte hequr dorë nga ankimi i saj për fyerje dhe për rrahje të bërë, sipas saj, nga Ismaili.
Në këto kushte, unë u detyrova dhe ia dërgova letrën kryetarit të Gjykatës së Lartë, Aranit Çela, i cili kishte të drejtë ligjore të bënte kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë kundër vendimeve të gjykatave, në rastin konkret, në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.
Papritur e pakujtuar, unë thirrem nga njeri nga zv/kryetarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, dhe më kërkohet llogari, pse letra kundër Ismail Kadaresë ndodhej në dosjen e gjykatës, e cila kishte dënuar “me riedukim nëpërmjet punës”, Janulla Rrapin. Unë i thashë që letra ka lidhje me atë dosje dhe se të gjitha letrat që vijnë në emrin tim si drejtoreshë e Ligjshmërisë apo si deputete e Kuvendit Popullor, unë ua dërgoj të gjitha atyre organeve që janë kompetente për t’i zgjidhur. “Ato që vijnë në emrin tuaj, - shtova unë, - i dërgoj atje ku juve e çmoni të arsyeshme”. “Ke bërë gabim, - më tha anëtari i Byrosë Politike. - Ismaili është personalitet dhe ne duhet ta ruajmë”. “Para ligjit, - i thashë unë, - janë të gjithë të barabartë. Ligji nuk parashikon dallime”. Debatet vazhduan dhe në fund, ai më tha: “Sill këtu tek unë gjithë anëtarët e drejtorisë, këshilltarin juridik, (ky i fundit kishte zëvendësuar juristin shumë korrekt dhe të aftë, Lili Roba dhe ishte marrë njëri me miqësi, i cili nuk ishte fare praktik, por i rrotullonte gjërat siç i donin titullarët që vinin e iknin, ashtu siç bëri edhe mbas vitit l992).
Meqenëse shumica e anëtarëve të drejtorisë kishin të njëjtin mendim me mua si juriste, atëherë u vendos që të thirreshin: kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela, Prokurori i Përgjithshëm, Rrapi Mino dhe kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, Qemal Lame, dhe të gjithë juristët e aparatit. Mbasi u shtrua problemi, të ftuarit u përgjigjën të gjithë me një mendim: Shkurt, ato organe vihen në lëvizje me ankesa, protestat dhe kërkesat që janë në dosje; jashtë dosjeve nuk merren parasysh. Gjithashtu, çdo shtetas, kur i preken interesat e të drejtat apo diskriminohet, ka të drejtë të ankohet kundër çdo organi e personaliteti në të gjitha fushat e funksionet. Para ligjit janë të gjithë të barabartë. “Dhe ju, - iu kthye Aranit Çela, atyre që kundërshtonin, - mësoni mirë ligjet!”. Mbas këtij debati, Aranit Çela, edhe me porosi si nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, bëri kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe kështu, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, e uli dënimin e dhënë kundër Janullës; nga 11 muaj, në dy muaj, aq sa ajo kishte bërë në beton, në Kombinatin “Josif Pashko”. Asaj nuk i ishte zënë vendi si shitëse, pasi e mbronte gjithë kolektivi dhe veçanërisht drejtoresha Hyrjete Ruli, e cila thoshte se “e kam shitëse shembullore”.

Porosia e Çamit dhe Isait
Mirëpo problemi nuk u mbyll me kaq. Një ditë, unë u thirra në Komitetin e Partisë së Tiranës nga Sekretari i Parë, anëtari i Byrosë Politike Foto Çami. Këtë, unë e njihja që në Moskë, ku ai ishte në vitin e fundit të Filozofisë, kurse unë, në vitin e parë për Drejtësi. Ai sillej shumë mirë me ne studentët e rinj. “E di pse të kam thirrur, - më tha ai kur hyra. “Jo, - i thashë, - nga ta di? Unë nuk hedh fall (këtë me të qeshur). - Të kam thirrur që të mos merresh me çështjen e Ismail Kadaresë. Unë iu përgjigja se nuk dija të kishte ndonjë çështje Ismaili. Por ai këmbënguli duke më thënë: “Ti e di sepse ke ndihmuar Janulla Rrapin. Ne kemi ndihmuar vajzën e Kadaresë që ka mbetur shtatzënë me djalin e asaj si e quajnë”. Unë bëra sikur nuk ia dija emrin Janullës, por i thashë: “Interesante, aborti tek ne është i ndaluar dhe bëhet vetëm me lejen e komisionit mjekësor, kur është në rrezik jeta e nënës që pret fëmijën. Kjo nuk është fare në kompetencën tuaj!”. Pas kësaj u ngrita për të dalë, duke i kujtuar atij, se për personat që ndihmoja brenda kompetencave të mia, i jepja llogari Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Pas ca kohësh, unë thirrem nga një anëtar tjetër i Byrosë Politike; nga ministri i Brendshëm Hekuran Isai. Ai më priti në zyrë, më ftoi të zija vend dhe më pyeti nëse doja kafe. Iu përgjigja: “Kafe nuk dua, por mbylle incizimin!”. Ai u çudit me këto që thashë; diçka lëvizi, dhe më tha: “Ç’janë këto që flet? Më thuaj!”. E pyeta se përse më kishte thirrur. Këtë person unë e kisha student, kur jepja Bazat e Shtetit dhe të së Drejtës në Shkollën e Lartë të Partisë. Ishte një student të cilit I kisha vënë notën maksimale.
Pas kësaj, ai më tha se më kishte thirrur, që të mos merresha më me çështjen e Janulla Rrapit dhe të djalit të saj, pasi ata kishin vendosur t’i internonin. Të them të drejtën u çudita dhe e pyeta se çfarë kishin bërë që do merrnin të tillë dënim. “Ata, - theksoi ai, - kanë shqetësuar dhe shqetësojnë shkrimtarin e shquar Ismail Kadare”. I thashë: “Ju shkelni në mënyrë arbitrare të drejtat e njeriut dhe unë, për ata që mbroj si drejtoreshë e Ligjshmërisë, jap llogari përpara Presidiumit të Kuvendit”. Ky ishte zemëruar me ne, sepse juristët shumë të mirë që unë kisha në drejtori, si; Perikli Zaharija, sot anëtar i Gjykatës së Lartë dhe Kujtim Puto, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kishin bërë një kontroll për ligjshmërinë nëpër burgje, dhe aty ata kishin gjetur shumë të meta, veçanërisht në drejtim të kushteve në të cilat ata punonin, etj.

Takimi me Ramiz Alinë
Për sa më sipër, unë shkova dhe kërkova takim me Kryetarin e Presidiumit, Ramiz Alinë. I kërkova shefit të kabinetit, Guro Zenelit, të lajmëronte kryetarin se doja ta takoja. “Përse, - më pyeti Gurua. - Për shkrimtarin e madh, - ia ktheva atij me ironi.
Kryetari Ramiz Alia më priti, më ftoi të ulesha dhe më pyeti: “Hë Liri çfarë ke?” - Kam ardhur të të vë në dijeni që jam thirrur disa herë nga funksionarë të ndryshëm, të cilët pretendojnë që unë të mos mbroj askënd, kur atyre u shkelen të drejtat nga Ismail Kadareja. “Pse si është puna, - vazhdoi, - prapë ai muhabeti që kemi biseduar vazhdon? – Jo, - i thashë, - janë muhabete të tjera”. Dhe kështu i shpjegova fill e për pe se ç’më tha njëri e ç’më tha tjetri. Në fakt i tregova me vërtetësi ato që u kisha thënë unë, pa zvogëluar apo zmadhuar fjalët, (duke menduar të them të drejtën, se ai mund të ishte në dijeni).
“Po të them shoku Ramiz, se ndaj nënës së djalit dhe vetë këtij të fundit po bëhen në kurriz të tyre krime, gjë që nuk është fare e drejtë. Nderin dhe dinjitetin, në radhë të parë e mbron çdo njeri vetë”.
Në fund i thashë se përveç detyrës që unë kryeja si drejtoreshë e Ligjshmërisë, ndaj asaj gruaje kam edhe një detyrë morale. “Çfarë, - më tha ai me habi. - Po ja, - i thashë unë, - sa herë që unë shkoj përpara shtëpisë së nënës sime, më del ajo përpara me shami të zezë, dhe më thotë me ndrojtje: “Nuk dua të të bëj keq ty, por mbroje të shkretën Janullë, se e griu ai burgjezi, (burgjez u themi ne labërit, shpirtligërve). Dhe këtë ajo e bën për falënderim të gjyshit të saj, Pipo Gjoni nga Shenvasia e Sarandës, i cili si mik i babait tim, kur u vu në dijeni se në Rrezomë, afër fshatit të tij ishte vrarë vëllai im, Aliu, tri ditë pas vrasjes së vëllait të madh Mitatit, në Mavrovë të Vlorës, pa u vunë në dijeni për vrasjen e këtij të fundit, gjyshi i kësaj, Pipo Gjoni kishte qenë nga më të pasurit e fshatit dhe i kishte ruajtur vëllait varrin, deri sa ne i morëm eshtrat mbas luftës. Gjithashtu, I tregova se origjina e Janullës është më e mirë se ajo e Ismailit. “Pipon, e kishin shpallur kulak dhe ky titull iu hoq me urdhër të Enver Hoxhës, me kërkesën e babait tim. “Ka qenë i pasur babai – i tha Enver Hoxhës -, por ishte dhe bazë e luftës.

Interpretimi
sipas Kadaresë
Të gjitha këto veprime që bëmë ne si drejtori e Ligjshmërisë, vërtetohen me thëniet e shkrimtarit në librin e tij “Pesha e Kryqit”, botuar më 1991-in në Paris. E gjithë përmbajtja e këtij libri është fund e krye trillim. Ai, me anë të këtij libri mundohet ta tregojë veten të persekutuar dhe njëkohësisht disident. Ishte koha kur ky ka qenë zv./kryetar i Frontit Demokratik, me kryetare Nexhmije Hoxhën.
Ja çfarë shkruan ai në faqen 122 të librit “Në mbrëmjen e 28 janarit të ditëlindjes sime, ndërsa hanim darkë me disa miq, një gur i hedhur nga jashtë goditi pezullin e dhomës së ndënjtjes. Një tjetër, fill pas tij theu qelqin e dritares. Kisha lexuar shumë herë, sidomos te Solzhenucini se policia e fshehtë e vendeve të Lindjes shfrytëzonte rrugaçët dhe prostitutat kundër intelektualëve. Megjithatë nuk më shkoi mendja se sulmi i ri, më i egri dhe më i gjati, ai që do të vazhdonte gjer në vdekjen e diktatorit, do niste pikërisht me thyerje qelqi”.
Fshehur nën një forme banale, u zhvillua kështu një nga historitë më të errëta nga ato që mund të pjellë vetëm ferri komunist. Në të u përzien personazhe nga më të ndryshmët, duke filluar nga rrugaçët, prostitutat, hajdutët, spiunët, hetuesit e policët e natës, gjer te oficerët e Sigurimit, shefi i Sigurimit të kryeqytetit, shefi i gjykatës së kryeqytetit, zëvendësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia, gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha etj.”
Kurse në faqen l42, ai do të shkruante: I përpirë pas pleniumit, e kisha nxjerrë jashtë vëmendjes banden e rrugacëve. Në të vërtetë, gjatë gjithë kohës që godiste shteti, ajo qe fashitur. Por pas së dielës, domethënë pas tërheqjes së shtetit, banda qe rishfaqur përsëri më e egër se më parë. Koka e shtatë e hidrës qe rishfaqur përsëri më e egër se më parë. Skenari ishte po ai i mëparshmi. Kërcënime për vrasje, hedhje në erë të apartamentit, vrasjen e fëmijëve.
Banda vërtitej në mënyrë kërcënuese rrotull shtëpisë. Por unë kisha aq miq, sa t’i bëja ballë lehtësisht. Rrugaçët vetë, pasi trimëroheshin prej Sigurimit të Tiranës, nuk e kuptonin përse rriheshin prej policisë. Kishin urdhëra të kundërta. Thuhej se Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë të Tiranës, Foto Çami ishte kundër rrugaçëve, kurse sekretari i dytë, Xhelil Gjoni, pro tyre. Sigurimi i Tiranës kishte mosmarrëveshje me policinë. Shefi i policies, Hajredin Shyti nuk i bindej shefit të Sigurimit, Zef Lokës. E gjithë kjo ishte e pazakontë për një shtet diktatorial. Mesa dukej, truri i lodhur, i çakërdisur, i diktatorit punonte me ndërprerje. Kështu shpjegoheshin kundërthëniet. Miqte e mi po e sqaronin dalëngadalë tabllonë. Ishin aq të përkushtuar në mbrojtjen time, saqë arritën të futnin një njeri të tyre midis bandës. Pas ca ditësh më sollën bisedat e tyre të regjistruara. Prej tyre kuptohej gjithçka. Ata vetë, banda, nuk ishin të ndërgjegjshëm se ç’bënin. Ishin futur në këtë lojë si rastësisht dhe tani ajo po i tërhiqte. Loja ishte vërtet tërheqëse, sidomos në pjesët e pashpjegueshme të saj. Çdo natë atë bënin bilancin e fitoreve dhe të humbjeve. Kishin me vete Sigurimin e Tiranës, por kishin kundra policinë. Kishin me vete drejtoreshën e Ligjshmërisë në Kuvendin Popullor, por s’e kapnin dot me kë ishte ministri i Brendshëm! Kishin me vete Xhelil Gjonin, por kundra, Foto Çamin. Fjalët inkurajuese të gruas së diktatorit nuk pengonin shefin e Policisë së Tiranës t’i zhdëpte në dru!”
Këto janë interpretime që të kujtojnë monologët e Shekspirit dhe fantazira të sëmura, për të mbuluar veprime që bënte ky shkrimtar dhe shokët e tij në kundërshtim me ligjet në fuqi. Ai midis këtyre monologjeve, përpiqej që të bëhej mizën, buall dhe ta paraqesë veten të persekutuar pa të drejtë. Në këtë rast, ai ashtu si kundër pranon dhe vetë, në kuptimin juridik ka qenë bashkëpunëtor në kryerjen e veprave penale që u theksuan më sipër, si edhe në dhunën që përdorte shefi i policisë, në kundërshtim me kompetencat e tij, sepse përdorimi i dhunës ishte i ndaluar me ligj. Të ndaluara me ligj ishin edhe përgjimet e personave të ndryshëm zyrtarë, siç e pranon dhe ai vetë. Ka qenë një nga njerëzit më të privilegjuar në atë sistem dhe as nuk mendonte njeri që ishte e mundur të persekutohej Ismail Kadareja.

2 comments:

said...

Emri im është loana dhe jam këtu për të falënderuar DR DAWN për ndihmën e tij për të shpëtuar marrëdhënien time. I dashuri më la sepse isha i matur dhe e kam luftuar disa herë për shkak të pasigurisë, duke mos e parë kurrë pranë asnjë zonje tjetër. Nuk mund të gjeja një mënyrë më të mirë për ta bërë atë të kthehej tek unë dhe DR DAWN erdhi në shpëtimin tim. Kur e kontaktova, ai më tha gjithçka që duhej të dija se si do të rikthehet dashuria dhe lidhja mes meje dhe burrit tim. Unë u binda dhe ai e bëri punën pa hezitim dhe menjëherë pas 48 orësh më thirri i dashuri. Jam e lumtur dhe plot jetë për shkak të mirësisë së DR DAWN. I bëj thirrje kujtdo që ka probleme të kontaktojë me të tani dhe ai me siguri do t'ju ndihmojë.
dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159

. said...

Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159